Përfundon Seanca Kundër Katër Deputetëve

Prokurorja Fikrije Fejzullahu po lexon aktakuzën.

Në gjykatë është duke folur Albin Kurti.

Kurti po thotë që me dy shkronja nuk mund t’i përgjigjet aktakuzës prej pesë faqesh. Gjyqtari i thotë atij që kjo konstatohet mospranim i fajësisë.

Albulena Haxhiu nuk dëshiron të deklarohetrr në lidhje me fajësinë, ose pafajësinë, por thotë se po bëhet shklje e kushtetutës, pasi nuk po respektohet imuniteti i deputetëve.

Më 20 shtator 2011 Gjykata Kushtetuese kishte vendosur se “nuk ekziston imunitet që pengon ndjekjen penale të deputetëve për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre”.

Në gjykatë, për fajësinë a pafajësinë nuk deklarohet as Donika Kadaj-Bujupi, ndërsa Faton Topalli thotë se ndihet i pafajshëm, pasi deklaron se ka mbrojtur kushtetutën.

Me deklarimin e Topallit dhe mosdeklarimin e deputetëve tjerë, përfundon seanca.

Seanca e radhës është caktuar më 15 shkurt.

10:30

Haxhi Millaku, avokati i Faton Topallit thotë se aktakuza nuk ka themel. Avokatët e deputetëve të akuzuar po ankohen se nuk i kanë marrë të gjitha shkresat.

Avokatët Ahmet Ahmeti dhe Hedije Ademi që mbrojnë Albulena Haxhiun e Albin Kurtin thonë se nuk janë pajisur me një CD të propozuar në aktakuzë.

Prokurorja thotë se CD-të i janë dërguar gjykatës nga një kopje, ndërsa të gjitha provat shumë më relevante janë të dorëzuara, ndërsa merr obligim nga gjykata që sa më parë t’ia dorëzojë mbrojtjes ato.

Avokati Millaku kërkon pauzë që gjykata ta obligojë prokurorinë për dorëzimin e CD-ve mbrojtjes.

Ai thotë se për shkak të mungesës së CD-ve po pajtohet me Albin Kurtin që gjykimi ka një tendencë.

Gjyqtari u kërkon avokatëve pajtimin për të vazhduar me leximin e aktakuzës. Avokatët pajtohen, por kërkojnë që të konstatohet në procesverbal mungesa e provave.

Prokurorja Fikrije Fejzullahu po lexon aktakuzën.

Tani pritet të lexohet aktakuza.

10:00

Albulena Haxhiu ka vërejtje për avokatin e saj, pasi thotë që ai nuk e ka pyetur nëse i ka marrë të gjitha shkresat.

Haxhiu thotë se nuk do të mbrohet në heshtje, por nuk do t’i përgjigjet prokurorit.

“Veprimet tona kanë qenë politike në pajtim me rolin tonë si deputet,” thotë Haxhiu.

Donika Kadaj-Bujupi po thotë se nuk e ka shkelur ligjin.

“Veprimet e mia kanë qenë transparente në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Unë e kam mbrojtur kushtetutën. Unë s’jam në kundërshtim me ligjin, por me marrëveshjet e dëmshme të cilat do të vazhdoj t’i luftoj,” thotë Kadaj-Bujupi.

Faton Topalli thotë se do të deklarohet për fajësinë, ose pafajësinë.

09:50

Kurti thotë në gjykatë se nuk e njeh avokaten që i është caktuar sipas detyrës zyrtare, ndërsa lidhur me deklarimin për fajësinë bën me dije se as nuk do të mbrohet, e as nuk do të deklarohet.

Nis seanca. Mediet lejohen brenda.

09:30

Donika Kadaj-Bujupi i tha avokatit të saj që të kërkojë praninë e gazetarëve dhe kamerave në gjykatë.

Seanca nuk ka nisur ende në mungesë të gjyqtarit.

Albin Kurti sillet në gjykatë në orën 8:50 minuta. Policia, sipas gazetarëve të KALLXO.com e gabon hyrjen gjatë sjelljes së Kurtit, duke e futur atë në bufenë e Pallatit të Drejtësisë

Më 16 dhjetor Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj deputetëve të “Vetëvendosjes” Albin Kurti, Albulena Haxhiu e faton Topalli dhe deputetes së AAK-së Donika Kadaj-Bujupi.

Katër deputetët akuzohen që secili secili veç e veç kanë kryer veprat penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-kater-deputeteve-te-opozites/

Opozita është duke kërkuar tërheqjen e nënshkrimeve të qeverisë nga marrëveshjet për asociacionin dhe demarkacionin të nënshkuara më 25 dhe 26 gusht 2015 në Bruksel dhe Vjenë, ndërsa duke përdorur edhe gaz lotsjellës u mundua të pengojë punën e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës.

Nën dyshimet për aktivizim të gazit lotsjellës në seancën e legjislativit Donika Kadaj-Bujupi u arrestua më 18 nëntor.

Deputetes së AAK-së më pas iu caktua paraburgimi, ndërsa ai iu ndryshua në arrest shtëpiak më 9 dhjetor.

http://kallxo.com/donika-kadaj-bujupi-ne-arrest-shtepiak/

Në ditën e fundit të 2015-ës Kadaj-Bujupi u lirua nga arresti shtëpiak, ndërsa nuk iu caktua masë tjetër sigurie.

http://kallxo.com/faton-topalli-ne-arrest-shtepiak-donika-kadaj-bujupi-ne-liri/

Po për lotsjellës në Kuvend Albin Kurti u arrestua më 28 nëntor, ndërsa po atë ditë iu caktua paraburgimi prej 30 ditësh.

http://kallxo.com/ekskluzive-albin-kurti-dergohet-ne-burgun-e-sigurise-se-larte-video/

Kurti aktualisht ndodhet nën masën e arrestuit shtëpiak të caktuar deri në përvjetorin e pavarësisë më 17 shkurt.

http://kallxo.com/gjykata-vendosi-per-albin-kurtin/

Dy të akuzuarit tjerë për lotsjellësin në Kuvend, Faton Topalli e Albulena haxhiu u arrestuan të njëjtën ditë

http://kallxo.com/nazlije-bala-tregon-si-u-arrestua-albulena-haxhiu/

http://kallxo.com/ekskluzive-faton-topalli-sillet-ne-gjykate-video/

Edhe masa e sigurisë ndaj tyre është e njëjtë-arrest shtëpiak.

http://kallxo.com/faton-topalli-ne-arrest-shtepiak-donika-kadaj-bujupi-ne-liri/

http://kallxo.com/albin-kurti-e-albulena-haxhiu-ne-arrest-shtepiak/