
'Kasapi' nga Kumanova shfaqet sot në Teatrin e Gjilanit
12.10.2018 - 10:39
Teatri i Qytetit të Gjilanit do të shfaq sot, 12 tetor 2018, në ora 20:00 shfaqjen “Kasapi” me tekst të Nicolas Billon dhe të Qazmedin Nuredinit.
Shfaqja është prodhim i Teatrit “Ultra” të Kumanovës dhe vjen për herë të parë si shfaqje mysafire në Teatrin e Gjilanit.
Shfaqja flet për një ish kriminel lufte, kapja e tij, tregimi i krimeve brenda një stacioni policorë, vuajtjet, dhunimet, vrasjet dhe mbi gjitha hakmarrjen.
Luajne:Vebi Qerimi, Shkelqim Islami, Fisnik Zeqiri, Rabije Alilovska, Melika Shabani