Kapet me marijuanë në çantë

Policia arrestoi në Shtedim të Podujevës një person pasi atij iu gjetën narkotikë.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit në çantën  e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar 16 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marijuanë”, thuhet në raportin policor.

Policia më tutje njofton se me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të sekuestrimit të marijuanës.