Drogë e konfiskuar më parë nga autoritetet kosovare - Foto: Dogana e Kosovës

Kapet Marihuana me Destinacion Serbinë

Policia ka marrë informatë se një person në fshatin Livoq të Gjilanit ka fshehur në një gomë veture një sasi prej një kilogram marihuanë.

Destinacioni i marihuanës, sipas policisë, ishte Serbia.

Pas ndërhyrjes së policisë, kjo e fundit ka arritur ta hapë gomën dhe të gjejë në të gjashtë paketime marihuanë.

Lidhur me rastin janë kryer bastisje në dy lokacione por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

I dyshuari i njohur për policinë ndodhet në arrati.

KALLXO.com kishte raportuar në shumë raste për trafikim narkotikësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një nga rastet jo të rralla, në këtë tregti ishin përfshirë edhe shtetas nga Shqipëria.

http://kallxo.com/fundi-rrjetit-te-droges-shqiperi-kosove-serbi/

Në një rast tjetër në fund të vitit të kaluar, policia kishte konfiskuar sasi rekorde të narkotikëve në rajonin e Gjilanit.

http://kallxo.com/ne-gjilan-policia-thyen-rekordin-ne-konfiskim-te-droges/

Por ky rast nuk ishte i vetmi:

http://kallxo.com/policia-konfiskon-25-kilograme-marijuane/

http://kallxo.com/shtate-te-arrestuar-per-posedim-narkotikesh/

http://kallxo.com/konfiskohen-30-kilograme-narkotike-ne-prizren/

http://kallxo.com/policia-konfiskon-droge-ne-zubin-potok/