
Foto: Ilustrim
Kapet Duke Vjedhur
06.8.2016 - 16:47
Një person është arrestuar nga Policia në kryeqytet pasi është zënë duke vjedhur.
Në raportin e saj ditor, Policia njofton se personi i arrestuar është shtetas i Republikës së Shqipërisë.
I njëjti, sipas Policisë është zënë duke vjedhur në rr. “Mark Dizdari”, në Prishtinë, më 05.08.2016 në ora 03:35.
I dyshuari është zënë në flagrancë duke vjedhur një radio në veturën e një qytetari të Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.