Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kontrollojnë një të dyshuar - Foto: KALLXO.com

Kapet duke kontrabanduar pije alkoolike dhe joalkoolike

Një kamion me targa të Serbisë është ndaluar nga Policia nën dyshimin se ka kaluar vijën kufitare në pjesë të paautorizuar dhe ishte duke transportuar lloje të ndryshme të pijeve alkoolike dhe joalkoolike.

Transportimin sipas Policisë, i dyshuari po e bënte pa dokumentacion përkatës.

Ndalmi është bërë në fshatin Dren, të Komunës së Leposaviqit gjatë ditës së djeshme.

Kamioni sipas raportit ditor është konfiskuar dhe është dërguar për hetime, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.