Kapet duke kontrabanduar lopë e viça nga Maqedonia e Veriut

Policia Kufitare e Kosovës ka arrestuar një qytetar të Kosovës në fshatin Buzovik të Vitisë pasi që kur e ka ndaluar në automjet kishte pasur të ngarkuara dy lopë me dy viça.

Kafshët dyshohet se i kontrabandonte nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Me rastin janë marrë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, ndërsa me urdhër të prokurorit kafshët janë dërguar në terminal doganor kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.