Bastoret, ilustrim

Kapet bastorja e hapur në Pejë, dy të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra nga komuna e Pejës, pasi që njëri prej tyre është zënë duke ushtruar veprimtari të lojërave të fatit, ndërkohë që tjetri e kishte lëshuar me qira lokalin.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Më 10 maj të këtij viti, në Kosovë janë bërë ilegale të gjitha lojërat e fatit, përfshirë bastoret.

https://kallxo.com/hyn-ne-fuqi-ligji-per-ndalimin-e-lojerave-te-fatit/