Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Kapen Hajnat e Dyshuar të ‘Samsung S-7’

Policia ka arrestuar mbrëmë në Vushtrri dy persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Rasti i vjedhjes ishte raportuar një muaj më parë, ndërsa cak ishte një telefon “Samsung S-7”.

“Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 16 tetor 2016 në Vushtrri kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit T.V. 34-vjeçar, dhe F.M. 26-vjeçar, për dyshime të bazuara për vepër penale “vjedhje e rëndë”, ka njoftuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës Jugore.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

“Ndaj dy të dyshuarve është iniciuar procedurë për vepër penale “vjedhje e rëndë””, ka njoftuar Zahiti.