Ilustrim - Policia e Kosovës në aksion - Foto: KALLXO.com

Sulme Ndaj Policëve në 24 Orët e Fundit

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës është raportuar për sulmet e kanosjet ndaj zyrtarëve policorë.

Në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit më saktësisht në rrugën ‘Staniqiq”, gjatë mbrëmjes së kaluar janë arrestuar dy persona të dyshuar pasi të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë deri sa këta të fundit ishin në krye të detyrës.

Në fshatin Gllogovc të Komunës së Lipjanit gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur policin në kryerje të detyrës.

Në kryeqytet, më saktësisht në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, mbrëmë është arrestuar një person tjetër pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës.

Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor pasi kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorëve të këtyre rasteve, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.