Stamboll - Foto: REL/Shutterstock

Kandidati i Erdoganit e pranon disfatën në zgjedhjet në Stamboll

Kandidati i partisë së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Binali Yildirim, e ka pranuar sot disfatën në zgjedhjet komunale të Stambollit pas publikimit të rezultateve të para që i japin një epërsi të madhe kandidatit të opozitës, Ekrem Imamoglu.

“Sipas rezultateve, rivali im Ekrem Imamoglu po kryeson. Unë e përgëzoj dhe i dëshiroj fat. Shpresoj se ai do t’i shërbejë mirë Stambollit”, ka deklaruar për media Binali Yildirim para mediave, raporton AFP.

Sipas rezultateve të publikuara nga agjencia shtetërore Anadolu pas numërimit të më shumë se 97% të votave, Ekrem Imamoglu ka fituar 53,86% të votave, kurse 45,23% kanë votuar për Binali Yildirimin.

Ekrem Imamoglu, 49-vjeç, konfirmon kështu fitoren e arritur në herën e parë, më 31 mars, para se zgjedhjet të anuloheshin nën presionin e partisë AKP të presidentit Erdogan, për të cilin kjo është një disfatë e rëndë.

Kjo fitore e opozitës i jep fund një kontrolli prej çerek shekullit të kampit ismalo-konservator në komunën e Stambollit, qyteti më i madh dhe kryeqyteti ekonomik i Turqisë, raporton AFP.