Foto: RTV 21
Kanabis në vazo, arrestohet 34-vjeçari
16.5.2018 - 10:49
Specialistët e Seksionit për Krimet në Berat kanë arrestuar një 34-vjeçar për kultivim të bimëve narkotike.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi i Shqipërisë me inicialet B.M.
Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e policisë iu gjetën të mbjella në vazo 11 rrënjë bimë narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.