Foto: Driton Kuka/Facebook

Kampionet stërviten në terr

Ditëve të fundit, shumë vendbanime në Kosovë janë duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike dhe kjo nuk i ka kursyer as sportistët kulmorë të Kosovës.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka treguar që gjatë xhirimeve të një ekipi televiziv japonez në mjediset ku ushtrojnë xhudistët kosovare që i kanë sjellë vendit dhjetëra medalje ndërkombëtare, është ndalur rryma.

Ai këtë e ka ilustruar me një fotografi të ekipit japonez duke xhiruar në terr.

Ky është postimi i plotë i Driton Kukës:

Populli po më doket po duron shumë!

Kompanitë përgjegjëse për rrymë po na testojnë durimin!

TV Nacional Japonez duke xhiruar medaljet e fituara në errësirë në stërvitje kur u ndal rryma.

Tash me ja nis stërvitjet si Samuraja me qirinj, ose a është momenti që populli t’i tregojë me protesta këtyre kompanive që u ba tepër!!

Foto e bukur e trofeve pa rrymë

Foto: Driton Kuka/Facebook