Rrotullimi i kamionit | Foto: RTV 21

Kamioni Rrokulliset në Magjistralen Gjakovë- Klinë

Sot një automjet transportues- kamion është rrokullisur në magjistralen Gjakovë-Klinë, përkatësisht në fshatin Mrasor.

“Është vetaksident me dëme materiale, janë dëmtuar disa bankina të rrugës dhe gjatë rrokullimit të kamionit janë përplasur disa gurë në një automjet tjetër që ka qenë në lëvizje në momentin e aksidentit”, ka konfirmuar Policia Rajonale e Gjakovës për rtv21.tv.

Sipas policisë, aksidenti është pa pasoja në njerëz./21Media

Foto: RTV 21