Arkiv

Kamenicë: Persona të panjohur ia djegin veturën

Policia e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar se në rrethana të panjohura vetura e tij e cila ishte jashtë përdorimit është përfshirë në zjarr.

Në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin. Ndërsa sipas ankuesit vlera e dëmit të shkaktuar është 1000 euro.