Foto-ilustrim

Kamenicë: Burri rrah gruan

Një burrë është arrestuar pasi ka rrahur bashkëshorten e tij.

Policia ka sqaruar se ditën e djeshme, një burrë pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në Kamenicë.

Gruaja ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.