Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Kalon në lexim të parë Projektligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit

Projektligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit me 60 vota për dhe 3 abstenime, ka kaluar në lexim të parë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli tha se Kuvendi do të mblidhet prapë në orën 19:30 për ta shqyrtuar për herë të dytë këtë Projektligj, pasi të mblidhet Komisioni për Buxhet dhe Financa.