KALLXO 360: Pafajësia e Rexhep Selimit e Visar Ymerit

Dy deputetë të pafajshëm dhe një vozitës i dënuar është epilogu i procesit gjyqësor të rastit të përleshjes së deputetëve të Kuvendit të Kosovës të 28 qershorit 2012.

KALLXO.com ka xhiruar seancën e shpalljes së vendimit me kamerën e teknologjisë më të lartë 360 shkallë.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e Visar Ymeri, akuzoheshin se kanë goditur kolegun e tyre nga PDK, Bekim Haxhiu- Kamishi gjatë një mosmarrëveshjeje në ambientet e Kuvendit atë ditë.

Pas disa seancash, kryetari i trupit gjykues Vesel Ismajli dha sot verdiktin e gjykatës: Selimi e Ymeri u shpallën të pafajshëm ndërsa vozitësi Besart Bujupi u dënua me gjashtë muaj burg me kusht.

Pas shpalljes së aktgjykimit, pala e dëmtuar në këtë proces Bekim Haxhiu dha kritika të ashpra ndaj gjykatësit Ismajli.

http://kallxo.com/bekim-haxhiu-pakenaqur-vendimin-akuzon-gjykaten/