KALLXO 360: Filarmonia e Kosovës

Koncerti u zhvillua nën udhëheqjen e dirigjentes franceze, Nathalie Marin, ndërsa në të u ekzekutuan meloditë e kompozitorëve Hector Berlioz, Jiri Pauer dhe Richard Strauss.

Tingujt e instrumenteve harkore e frymore të filarmonisë në disa pjesë të koncertit u ndërlidhën edhe me instrumentin marimba me të cilin u paraqit artisti kosovar Patris Berisha.

Marimba është një instrument që krijon tinguj nga goditjet me shkopinj druri në shufra të po këtij materiali.

Pentagramet të cilët ishin të mbushur me nota muzikore qëndronin përballë artistëve dhe shfletoheshin me shpejtësi nga ata disa herë radhazi gjatë tërë kohës sa zgjati koncerti.