Kallëzim Penal për Publikimin e Xhirimeve në Burgun e Prizrenit

Përfaqësuesi juridik familjes së Astrit Deharit, avokati Tomë Gashi, ka paraqitur kallëzim penal kundër personave përgjegjës të cilët mundësuan publikimin e videove nga burgu i Prizrenit, vendin ku i ndjeri Dehari vdiq më 5 nëntor.

Gashi tha se kallëzimi vlen për personat përgjegjës të policisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe peronave të tjerë të cilët, sipas tij, kanë gisht në këtë rast.

“Kallëzim penal kundër personave përgjegjës të Drejtorisë Regjionale të Policisë në Prizren, personave përgjegjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme- Agjensioni i Kosovës për Forenzikë dhe të gjithë personave përgjegjës që identifikohen gjatë hetimeve nga prokurori kompetent”, tha Gashi.

Ai shtoi se provat është dashur të jetë të sigurta dhe se askush nuk duhej të ketë qasje në to deri sa të bëhej ekzaminimi i tyre.

Gashi përmendi edhe faktin e publikimit të videove ditën e ndjeshme të 5 nëntorit, e ku tha se me këtë ka filluar kontaminimi i provave, gjë që është vepër penale.

Ai shtoi se për këtë katër vepra penale të gjithë kompetentët janë paraqitur në prokurorinë e shteti.

“Zbulimi i paautorizuar i informacioneve konfidenciale, manipulim me prova, zbulim I fshehtësisë zyrtare dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, tha Gashi.

Avokati Gashi, përmendi edhe deklaratat të cilat i ka dhënë drejtori i policisë së rajonit të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.

Po ashtu Gashi tha se ky kallëzim penal nuk vlen për media pasi që ata nuk kanë mundur ti marrin pamjet pa i’u servuar nga dikush.

Në fund Tomë Gashi tha se tani ka nisur një ‘luftë speciale’ sic e quan ai, për shkak të publikimit të të dhënave konfidenciale lidhur me rastin

“Tani ka filluar një luftë speciale faktikisht duke u publikuar në media të dhëna tepër konfidenciale që nuk do të duhet t’i kishte askush”, tha Gashi.

Para se të bëhej kallëzimi penal në lidhje me publikimin e të dhënave konfidenciale për vdekjen e aktivistit të lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, LVV në një konferencë për shtyp tha se hetimet për vdekjen e Deharit janë krejtësisht jo profesionale.

http://kallxo.com/vv-hetimet-per-vdekjen-e-astrit-deharit-joprofesionale/