Kallëzim Penal Ndaj Gazetarit për Raportim të Rremë

“Hetuesit policorë mbi provat tjera të siguruara kanë ngritur dyshime të arsyeshme të bazuara për vepër tjetër penale ndaj ankuesit në fjalë, ndaj të cilit është iniciuar kallëzim penal për vepër penale lajmërim apo kallëzim i rremë”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, Mustafa dy ditë më parë ka raportuar se është kërcënuar përmes një mesazhi me përmbajtje kërcënuese të shkruar në gjuhën serbe.

“Hetimet për rastin janë zhvilluar nga hetuesit policorë nën autorizimin e  prokurorit, ku pas një hetimi të mirëfilltë të bazuar në prova tjera të siguruara, në konsultim me prokurorin, bëhet e ditur se rasti i raportuar si kanosje ndaj gazetarit nuk ka elemente të kanosjes”, thuhet më tutje në njoftim.

Vetë gazetari nuk ka qenë i qasshëm në telefon në përpjekjet e KALLXO.com për ta kontaktuar.

Për kërcënimin të cilin Mustafa, kryeredaktor i portalit Infojeta, tha se e mori para dy ditëve ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

http://kallxo.com/agk-denon-kercenimin-ndaj-gazetarit-nga-mitrovica/

Mustafa dyshonte që kërcënimi ndaj tij ka të bëjë “me një seri shkrimesh që i kam bërë në gazetën online Infojeta, e që kanë të bëjnë me funksionimin e strukturave paralele të Policisë së Serbisë në veriun e Kosovës”.