Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq

Kallëzim Penal ndaj Aleksandar Jabllanoviqit

Ndaj Aleksandar Jabllanoviqit është ngritur kallëzim penal nga policia në Mitrovicë dhe i njëjti është dërguar në prokurorinë e këtij qyteti.

Lajmin për ngritjen e kallëzimit penal ndaj Jabllanoviqit e bëri të ditur për KALLXO.com Shyqyri Syla, kryeprokurori i Mitrovicës.

“Policia e Mitrovicës ka ushtruar kallëzim penal ndaj ish- Ministrit Aleksandar Jabllanoviq për armëmbajtje pa leje”, tha kryeprokurori Syla.

Jabllanoviq ishte arrestuar dy ditë më parë pasi sipas policisë ishte përfshirë në një zënkë me disa persona tjerë.

http://kallxo.com/arrestohet-ish-ministri-aleksandar-jabllanoviq/

Aleksandar Jabllanoviq ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ai ishte shkarkuar në fillim të shkurtit 2015 nga kryeministri Isa Mustafa pasi i kishte quajtur “egërsira” nënat gjakovare që kishin protestuar kundër ardhjes në Gjakovë për rite fetare të një grupi serbësh për të cilët ato dyshonin se kishin marrë pjesë në krimet kundër ish-fqinjëve të tyre gjatë kohës së luftës.