Kaledonia e Re nesër voton për pavarësi nga Franca

Kaledonia e Re, ishujt francezë në Paqësor, do të votojnë të dielen për pavarësi nga Franca, 30 vjet pas një periudhe trazirash, raporton BBC.

Territori, i cili ka një popullsi prej 269.000 banorësh, ka parë ndarje të thella midis popullit të saj indigjen, kanakëve dhe evropianëve që jetojnë atje.

Një marrëveshje e hartuar në vitin 1988, Marrëveshja Matignon, propozoi një fund të sundimit të drejtpërdrejtë nga Parisi dhe një votë për pavarësinë në 1998. 

Kjo u shty më vonë për në votimin e vitit 2018.

Edhe nëse nuk kalon referendumi, ende ekziston shansi për të mbajtur edhe dy referendume.