“Kalaja” në Flakë, Lëndohen Dy Zjarrfikës

Një zjarr i madh e ka përfshrë restorantin ‘Kalaja’ në dalje të Gjakovës. Reporteri i KALLXO.com nga vendi i ngjarjes raporton se zjarri po vazhdon të jetë aktiv edhe në këto momente.

Në tentativë për të shuar zjarrin dy zjarrëfikës kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Zjarrëfikësit dhe policia janë duke tentuar ta shuajnë zjarrin i cili dyshohet se erdhi nga një defekt në sistemin  elektrik. Këtë dyshim e ka ngritur komandanti i stacionit policor të Gjakovës, Kristë Gjoka.

“Dyshimet e para të policisë janë se zjarri është shkaktuar nga një avari elektrike por kjo pritet të konfirmohet pas hetimeve”, ka thënë Gjoka.

Sipas tij, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik të përhapjes.