Kadri Veseli viziton varrin e ish presidentit çek, Vaclav Havel

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe te varri i ish presidentit çek, Vaclav Havel.

Veseli tha se Havel ka qenë mbrojtës i Kosovës dhe lideri i parë që e ka vizituar Kosovën pas çlirimit.

“Gjatë vizitës në Çeki, shkova për të bërë homazhe e për të vendosur një tufë lule te  varri i ish presidentit Vaclav Havel. Ai ka qenë një ndër mbrojtësit më të zëshëm në botë të Kosovës, duke iu gjetur pranë popullit tonë në momentet më të vështira. Po ashtu, ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të ndërhyrjes së NATO-s si dhe i pari lider shtetëror që ka vizituar Kosovën e sapoçliruar. Mbarë bota demokratike, e njeh Havelin, si një disident politik dhe intelektual të jashtëzakonshëm, që ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e komunizmit dhe në demokratizimin e bllokut lindor. Kosova kurrë nuk do ti harroj miqtë si Haveli!” ka shkruar Veseli në Facebook.