Kadri Veseli sonte në ‘Jeta në Kosovë’

Kryeparlamentari i Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës sot vjen në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Jeta në Kosovë’.

Përballë Jeta Xharrës nga ora 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com, Veseli flet për shumë tema.

Cila është marrëdhënia e tij me Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin?

Çfarë po ndodh me studimet për doktoraturë?

Si po shkojnë zgjedhjet në PDK dhe pse po bëhen punësimet politike nëpër institucione?

Veseli flet edhe për prapaskenat e Samitit të Berlinit dhe iniciativën për formimin e Tribunalit për krimet serbe.