Foto: Kadri Veseli/Facebook

Kadri Veseli: Ndryshojmë vendin duke ndryshuar veten

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka vizituar qytetin e Prizrenit, ku është takuar me të rinj dhe gra të këtij qyteti.

Ai këtë e ka shfrytëzuar për të thënë se Partia Demokratike është e gatshme për ta luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Ne e ndryshojmë vendin duke ndryshuar vetveten dhe duke krijuar hapësirë më të madhe për gratë dhe të rinjtë që të  bashkohen në rrugëtimin tonë. Kjo është PDK-ja, e re, e freskët, plot entuziazëm, me kuadro të kualifikuara dhe të gatshme për ta luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, ka shkruar Veseli në Facebook.