Foto: Kallxo.com

Kadri Veseli: Mallkimi do t’i vijë Serbisë nga nënat e të pagjeturve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur sot lule te monumenti kushtuar personave të pagjetur në afërsi të ndërtesës së Kuvendit dhe

“Mallkimi i Serbisë do të vijë nga nënat për familjarët që ende janë të pagjetur. Ne jemi krenar për të kaluarën, kemi partnerë të fuqishëm si ShBA-në”, tha Veseli në prani të shumë familjarëve të personave të pagjetur.

“Jemi në vigjilje të vitit 2019, dhe momente të tilla janë momente gëzimi. Fati i kombit tonë ka qenë i tillë edhe sot kemi shumë familjarë të pagjetur. Ne jemi shtet i pavarur, ne shkojmë në dialog që Serbia ta njohë Kosovën”, shtoi ai.

Në Kosovë ende figurojnë mbi 1600 persona fati i të cilëve nuk dihet që nga përfundimi i luftës në qershor të vitit 1999.

“Zotohemi para familjarëve që nuk do të ndalemi, Serbia duhet t’i paguajë dëmet”, tha kryeparlamentari Veseli.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj i kujtoi të pagjeturit.

“Mirnjëohje edhe respekt për familjarët e të pagjeturve, faleminderit shoqatave që e mbajnë gjallë kërkesën për me u dit fati i të pagjeturve. Në fazën finale të dialogut është e pritshme të gjendet një zgjidhje për këtë çështje”, tha Haradinaj.

Para Veselit e Haradinajt, një kurorë lulesh në këtë monument e ka vendosur edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com