FOTO - HASHIM THAÇI - FCB

Kadri Veseli 'ia thërret prindin' presidentit Thaçi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli këtë të shtunë kafen e mëngjesit ka shkuar për ta shijuar në vendlindjen e presidentit, Hashim Thaçi.

Veseli ka shkuar në konakun e babait të Thaçit në Burojë të Skenderajt, duke thënë se një ditë ai konak do të jetë faqe e ndritur e historisë.

“Për një kafe në konakun e Bacës Haxhi në Burojë. Një ditë kur do të shkruhet historia e vërtetë e lirisë së Kosovës, ky konak do të jetë faqe e ndritur e saj”, ka shkruar Veseli duke ia bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet pranë babait të presidentit.

Prindërit e presidentit, Hashim Thaçi jetojnë në fshatin Burojë të Skenderajt. Babai i të parit të vendit, Haxhi Thaçi tani është 80-vjeçar.