Foto: Arkiv

Kadri Veseli: E Kaluara t’i Takojë të Shkuarës

Kryetari i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e parë të tij në këtë post para deputetëve, bëri thirrje për unitet të spektrit politik të vendit në çështje të interesit strategjik.

Veseli falënderoi Mikullovcin për drejtimin e seancës së stërzgjatur konstituive.

“Është nder i veçantë për mua ta drejtoj institucionin më të lartë përfaqësues të Kosovës”, tha Veseli.

“Ajo që presin nga ne qytetarët është që situatat e kaluara t’i takojnë vetëm të shkuarës. Ne jemi zgjedhur për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve e jo për t’i rënduar ato”, tha Veseli.

“Nuk kemi kohë për të humbur, duhet të orientohemi në çështje të interesit strategjik të vendit. Sa më shumë vonohemi, aq më shumë humb Kosova”, shtoi ai.

Fjalimi i tij në Kuvend u bojkotua nga deputetët e dy partive opozitare Vetëvendosje e LDK.