Kadri Veseli bisedon me senatorin dhe kongresistin amerikan për FSK-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA, ka zhvilluar dy takime të ndara me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin Robert Aderholt.

Veseli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se kanë biseduar për transformimin e FSK-së në ushtri, dialogun me Serbinë.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen që gëzon nga senatorët dhe kongresistët amerikanë. Në takime të ndara me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin Robert Aderholt, biseduam për transformimin e FSK-së në ushtri, dialogun me Serbinë, si dhe reformat që duhet të vazhdojmë në ekonomi, sundim të ligjit por edhe fusha të tjera. Përkrahja amerikane në rrugëtimin tonë si shtet nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli.