Kadetët e Shërbimit Korrektues e nisin 'klasën e parë'

120 kadet nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë filluar dje trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Në ceremoninë e fillimit të trajnimit bazik të kadetëve të SHKK-së, ka marrë pjesë edhe zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues Rasim Selmanaj i cili ka thënë para kadetëve se kjo sfidë nuk është e lehtë, por me punë do të arrijnë misionin e tyre.

“Ju sot po filloni një sfidë të re e cila do t’ua ndryshoi rrjedhën  e jetës të cilën e keni bërë deri me sot. Kjo sfidë nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi të bindur që ju do t’ia dilni kësaj sfide”, u shpreh Selmanaj.

AKSP ka njoftuar se trajnimi bazik i kadetëve të SHKK-së, i cili ka filluar dje do të zgjasë deri më 30 gusht.

KALLXO.com kishte raportuar edhe më herët për konkursin e SHKK-së.

https://kallxo.com/fillon-faza-e-testimit-shendetesor-per-kandidatet-per-zyrtar-korrektues/

.