Kadaj Bujupi: Shkuarja në zgjedhje ligjin për ushtrinë e kthen në pikën zero

Donika Kadja Bujupi, është shprehur e shqetësuar që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë përshëndetur ende masën ndaj produkteve të Serbisë e cila u vendos dje në mbledhjen e qeverisë.

“Nga dje për herë të parë në politikën e jashtme nuk ka kompleks inferioriteti. Vendimi i djeshëm për të cilin nuk po diskutojnë deputetët është dashtë të merret shumë vite më herët po nuk ka pas nga kush”, tha ajo.

Dje për herë të parë sipas kadja Bujupit, Serbia morri përgjigjen e duhur.

“Ky veprim në politikën e jashtme taksa prej 100 për qind do të duhej ta kishte përkrahjen e politikës së brendshme. Kuvendi ta përkrah fuqishëm vendimin e qeverisë për taksën 100 për qind ndaj Serbisë”, tha Kadaj Bujupi.

“Kjo është një temë që as nuk po përshëndetet si veprim. Ti dëgjojmë deputetët se a e përkrahin taksën a nuk e  përkrahin taksën”, tha Kadaj Bujupi.

Ajo përmendi edhe fjalimin e deputetit Regjep Selimi se zgjedhjet janë zgjidhje. Sipas Kasaj Bujupit, shkuarja në zgjedhje ligjin për ushtrinë e kthen në pikën zero.