Kadaj Bujupi e fton LDK-në e LVV-në t’i bashkohen harmonizimit të rezolutës për shtesa të fëmijëve

Propozuesja e rezolutës për shtesa të fëmijëve, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se deri në seancën e radhës do ta harmonizojnë rezolutën për shtesa të fëmijëve.

Ajo fton edhe dy Grupet Parlamentare LDK-në dhe LVV-në që të bashkohen për harmonizim.

“Shpresoj që deri në seancën e radhës të vijnë edhe dy grupet parlamentare të cilat munguan sot në mënyrë që kjo rezolutë të ketë përkrahjen e gjithëve dhe të jetë e plotë”, tha ajo.

Sipas Kadaj Bujupit, pavarësisht se kjo shumë mund të duket simbolike, kjo do të jetë e tillë varësisht prej mundësi buxhetore.

“Do të angazhohemi që kjo shumë të jetë sa më e madhe”, tha Kadaj Bujupi.

Deputetja bënë thirrje që menjëherë pas harmonizimit kjo pikë të jetë pikë e parë e rendit të ditës.