Kaçaniku dhe Ferizaj nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës

Në valën e nënshkrimeve të marrëveshjeve bashkëpunimi të ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, me krerët e Komunave, të martën Lekaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kryetaret e Kaçanikut dhe Ferizajt.

Për komunën e Kaçanikut, MIT për vitin 2019 ka ndarë shumën prej 705.000 euro, për realizimin e pesë projekteve.

Kurse Ferizaj nga MIT përfiton shumën prej 300.000 euro, për realizimin e projekteve të reja për këtë komunë.

“Për të gjitha projektet e mbështetura për këtë vit, janë bërë planifikimet buxhetore edhe për vitet në vijim, deri në përfundimin e plotë të tyre. Ministri Lekaj, duke i siguruar kryetarët e Kaçanikut dhe Ferizajt se mbështetja e dikasterit që ai drejton nuk do të mungojë asnjëherë, kërkoi nga ta që të jenë zbatues të mirë të projekteve që po financohen nga MIT, sepse bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe ky duhet të mbetet prioritet i të dy niveleve të qeverisjes”, ka shkruar MIT në rrjetin social ‘Facebook’.

Tutje thuhet se dy kryetarët e komunave nënshkruese të marrëveshjeve të bashkëpunimit, e falënderuan ministrin për përkrahje dhe u zotuan se realizimi i të gjitha projekteve në komunat e tyre do bëhet konform standardeve të kërkuara dhe në harmoni me afatet e përcaktuara për përfundimin e tyre.