Kaçanikasi kapet me 10 alltia

Një person është arrestuar në Kaçanik, nën dyshimet për trafikim me armë. I njëjti siç njofton Policia është kapur me 10 pistoleta.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit në automjetin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë (10) pistoleta të llojeve të ndryshme. Si prova materiale i është sekuestruar automjeti dhe tre telefona mobil, ndërsa gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit në Kaçanik nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.