Komuna e Kaçanikut

Kaçanik - Nxënësi hedh sprej në dy klasë të shkollës së mesme

Një nxënës i shkollës së mesme në Kaçanik është arrestuar pasi i dyshohet se ka hedhur sprej në dy klasë të shkollës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën  “Vëllezërit Çaka”, dje rreth orës 10:40.

Nuk raportohet për të lënduar nga sprej, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.