Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Kabineti i ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në Qeverinë e Kosovës drejtohet nga ministrja Rozeta Hajdari.

Që nga marsi kur edhe kishte marrë drejtimin e kësaj ministrie, në kabinetin e saj janë angazhuar 12 zyrtarë.

KALLXO.com ka kërkuar nga MINT listën e stafit politik të angazhuar që në kabinetin e ministres Hajdari.

Për dallim nga ministritë e tjera, kjo ministri ka vetëm një zëvendësministër, ai është Getoar Mjeku i cili merr pagën prej 1 mijë e 229 euro.

Ndërsa ministrja Hajdari ka pagën 1 mijë e 321 euro.

Ministrja Hajdari ka këshilltar të lartë politik, Leman Hatashin i cili si pagë merr 720 euro.

Poashtu ministrja ka edhe tre këshilltarë politik, Enis Sulejmanovic, Ermira Gashi dhe Kushtrim Dakaj të cilët marrin pagë nga 600 euro.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në kabinetin e saj ka tre asistent.

Shqipe Gjergjaj është asistente administrative, Zyrafete Shala është asistente ekzekutive dhe Drilon Zyba është asistent personal dhe vozitës i ministres.

Ndërsa zyrtar për sigurinë e ministres është emëruar Luan Bytyqi.

Zëvendësministri i vetëm në këtë ministri është Getoar Mjeku.

Asistent Administrativ i tij është Uliks Spaqi, ndërsa vozitës është Ermal Osmani.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit  në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre

KALLXO.com do t`i publikoj emrat e zyrtarëve të punësuar në kabinetet e ministrive të Qeverisë së Kosovës.