Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kabineti i kryediplomates Donika Gërvalla

Donika Gërvalla – Schwarz mbanë dy pozita në qeverinë Kurti 2. Ajo përveç që është ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është edhe zëvendëskryeministre.

Ministrja Gërvalla ka të angazhuar në kabinetin e saj 21 të emëruar politik, duke përfshirë këtu edhe 2 zëvendësministrat me stafin e tyre.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, KALLXO.com ka marrë listën e anëtarëve të kabinetit të ministres Gërvalla.

Asnjë nga 21 të emëruarit politik në kabinetin e ministres Gërvalla nuk kanë lidhje familjare me ministren.

“Ministrja Gërvalla, nuk ka lidhje familjare me asnjërin nga të punësuarit në vijim. Nuk ekziston relacion familjar as mes zëvendësministrave dhe stafit”, thuhet në përgjigje e MPJ-së për KALLXO.com

Ministrja Gërvalla në kabinetin e saj ka të angazhuar 5 këshilltarë politik dhe një shef të kabinetit.

Laura Tahiri, Lendrit Iljazi, Blerta Fetahu, Regjep Gjergji, Leorit Beshiri janë emëruar këshilltarë politik dhe marrin pagën 600 euro.

Ndërsa shef i kabinetit është Sharr Jakupi.

Ministrja Gërvlla po ashtu ka të angazhuar katër asistentë, dy administrativ, një asistente ekzekutive dhe një asistente personale.

Asistente ekzekutive është emëruar, Donjeta Cakolli, asistentë administrativ janë Haki Huruglica dhe Xheneta Beqiri, ndërsa asistente personale është Besiana Havolli.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe diasporës ka dy zëvendësministra, Kreshnik Ahmetin dhe Liza Gashin, të cilët marrin pagën 1 mijë e 229 euro.

Gëzim Rahimi është shofer i zëvendësministres Gashi, ndërsa asistente administrative është Errita Bejtullahu.

Ndërsa shofer i zëvendësministrit Ahmeti është Gramoz Veseli dhe asistente administrative është Leudita Mejzini.

Në MPJD si shofer është angazhuar edhe Shaip Mallarama, ndërsa si punëtorë sigurimi është angazhuar Valon Krasniqi.

 

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna nga kryeministri, zv.kryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u implementuar nga Kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre

KALLXO.com do ti publikoj emrat e zyrtarëve të punësuar në kabinetet e ministrive të Qeverisë së Kosovës.