Kryetari aktual i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe ish-kryetari, Hajzer Krasniqi, i cili ka vdekur sot - Foto: FAcebook

Ka vdekur ish-kryetari i Vushtrrisë

Ka vdekur sot ish-kryetari i parë i Komunës së Vushtrrisë, Hajzer Krasniqi.

Kryetari actual, Xhafer Tahiri i ka shprehur ngushëllime familjes Krasniqi.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, kryetari Tahiri e ka quajtur  “shembull dhe inspirim, sinonim i asaj se si duhet të punojmë me ndershmëri për të mirën e përbashkët”.

“Sëmundja, as bora e shiu që binin atë natë, nuk të pengoi të festonim fitoren tonë së bashku me qytetarët në sheshin e Vushtrrisë. U gëzova e u ndjeva i nderuar pa masë kur erdhe në komunë për të më uruar. Jo më kot, Presidenti Rugova të kishte mbështetës besnik”, ka shtuar Tahiri.

“Gjithmonë do të mbetesh në kujtimet tona për urtësinë e për vizionin e drejtë. Je kryetari i paperseritshem, Nderi i qytetit të Vushtrrisë!”, ka shkruar po ashtu Xhafer Tahiri.