Gazetari Agron Gashi - Foto: Facebook

Ka Vdekur Gazetari Agron Gashi

Në moshën 43 vjeçare ka vdekur dje gazetari Agron Gashi.

Sipas familjarëve, Gashi ka pësuar një sulm në zemër dhe ka ndërruar jetë derisa po dërgohej me autoambulancë në Spitalin e Pejës.

Agron Gashi kishte të përfunduar Fakultetin e Administratës Publike.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Agron Gashi ka punuar mësimdhënës në shkollën fillore “Emin Duraku” në Sferkë të Klinës, ku më pas ka filluar punën si gazetar në të përditshmen “Koha Ditore”.

Së fundmi ka punuar në Administratën Komunale në Klinë.

Pas vetes Agron Gashi ka lënë bashkëshorten, dy vajza dhe një djalë.

Ceremonia e varrimit do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e fshatit Sferkë të Klinës./21Media