Ka filluar takimi i përfaqësuesve të koalicionit PAN, mungon PDK

Në zyrën e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj janë takuar përfaqësuesit e AKR dhe Nismës.

Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli janë në takim duke diskutuar për zhvillimet politike aktuale.

Kallxo.com merr vesh se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe asnjë përfaqësues tjetër i partisë së tij nuk është pjesë e takimit.

Për këtë takim s’kanë qenë të ftuara mediat.

Takimi ka filluar rreth orës 14:00 dhe është duke vazhduar ende.

Ftesa për t`u takuar me partnerët e koalicionit ishte e Ramush Haradinajt.