Foto: Komuna e Skenderajt

Ka filluar ndërtimi i stadiumit në Runik

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se kanë filluar punët për ndërtimin e stadiumit në fshatin Runik.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari i shoqëruar nga drejtoresha e Urbanizmit, Sanije Ahmeti, kanë inspektuar fillimin e punimeve të këtij projekti të rëndësishëm sportiv, për t’u krijuar kushte të përshtatshme klubeve sportive, shkollave të futbollit dhe gjeneratave të reja.

“Punimet po vazhdojnë në kompleksin sportiv në Runik, përfshirë fushën, zhveshtoren dhe të gjitha elementet përcjellëse, ku brenda vitit pritet të përfundojë ky projekt me standarde të pranueshme”, ka njoftuar kryetari Jashari.

Foto: Komuna e Skenderajt
Foto: Komuna e Skenderajt