Ilustrim

Junik - Helmohen dy fëmijë nga ushqimi i blerë në një market

Dy fëmijë janë helmuar si pasojë e produkteve të blera në një market, sipas një qytetari që kishte raportuar rastin në polici.

Rasti ka ndodhur në Junik rreth orës 18:38

Ndërkaq, sipas policisë, fëmijët janë dërguar në spitalin e Gjakovës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Tutje, bëhet e ditur se vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektorët komunalë.