Pamje nga bregdeti shqiptar | Foto: RTV 21

Ju që ia mësyni bregdetit shqiptar, ky është parashikimi i motit për sot

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të lartë atmosferik e cila do të influencojë në territorin e Shqipërisë.

Në Shqipëri, moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu të izoluara në Juglindje të vendit.

Era do të  jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore   17/27°C

Zonat e  ulëta  22/36°C

Zonat  bregdetare 24/34°C

/21Media