
John Kerry, Foto: state.gov
John Kerry Uron Kosovën
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka uruar kosovarët në përvjetorin e tetë të pavarësisë së shtetit
“Në emër të Presidentit Obama dhe qytetarëve amerikanë, jam i lumtur të dërgoj urimet më të mira për popullin e Kosovës përderisa ju po kremtoni përvjetorin e tetë të pavarësisë më 17shkurt”, thuhet në urimin e kryediplomatit amerikan.
Në këtë urim, Kerry ka përmendur vizitën që i bëri Kosovës në para dy muajve në të cilën tha se ka përgëzuar progresin e fundit drejt integrimit euro-atlantik.
“Ky progres përfshin avancimin e dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja, nënshkrimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, sigurimin e anëtarësimit në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizm- Asocim me Bashkimin Evropian. Këto dhe hapat tjerë tregojnë përkushtimin tuaj për t’u bërë një anëtar i plotë dhe produktiv i komunitetit euro-atlantik. ShBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën përderisa ajo merr vendime të rëndësishme e të domosdoshme për të ecur më tej në rrugën për më shumë stabilitet, prosperitet dhe integrim rajonal”, tha John Kerry.
“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë me gjithë popullin e Kosovës dhe ju uron edhe një herë në këtë ditë të veçantë”, thuhet në urimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.