Jeta Xharra: Rreziqe për qytetarët nëse ndërtohet Termocentrali 'Kosova e Re'
Konsorciumi i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovës (KOSID) po prezanton në një konferencë letrën e dërguar në adresë të Korporatës së Investimeve Jashtë Shtetit (OPIC) me seli në ShBA i ka shpjeguar shkeljet e politikave dhe ligjeve të aplikueshme nga OPIC në rast se do të mbështetin Termocentrali “Kosova e Re”.
Bashkëthemeluesja e KOSID, Jeta Xharra tha se që nga viti 2011 po avokojmë për një Kosovë ndryshe.
“Që nga viti 2011 ne po dojmë që të kemi një Kosovë ndryshe, një Kosovë me energji të ripërtritshme, po dëshirojmë që të krijojmë efiçiencë në energji, në mënyrë që ta zvogëlojmë faturën e qytetarit, dhe po dojmë që monopoli i energjisë me u hjekë”, tha ajo.
“Përmes një letre 15 faqe, i kemi listuar faktet që OPIC-u nuk duhet dhe nuk mund t’i mbështesë investimet në qymyr pa i parë edhe mundësitë alternative për energji. Në tetor të vitit 2018, Banka Botërore u tërhoq nga projekti i “Kosova e Re”, jo vetëm nga aspekti ambiental por edhe nga aspekti ekonomik, BB tha se më nuk vlen me u përkrah një projekt i tillë”, tha tutje Xharra.
Ajo ka shpjeguar tutje edhe arsyet e kundërshtimit për ndërtimin e termocentralit të ri me qymyr “Kosova e re”.
“Arsyeja se pse po e kundërshtojmë ndërtimin e termocentralit me qymyr është sepse i kemi të dhënat shkencore, rreth 1 mijë foshnje në vit vdesin në mënyrë të parakohshme, shumë më shumë vuajnë nga kanceri qytetarët që jetojnë më afër termocentraleve, në rrafsh të Kosovës sesa ata në rrfash të Dukagjinit”, deklaroi Xharra.
“Ne po e ftojmë OPIC-un në Kosovë për me i pa opsionet alternative për rrymë”, tha tutje ajo.
Letrën e plotë të KOSID dërguar për Bankën OPIC mund ta gjeni KËTU.