Jeta në Kosovë: Zgjedhjet Lokale në Preshevë

Këtë të enjte në “Jeta në Kosovë” shkon në Preshevë. Kush do të jetë kryetari i ardhshëm i Komunës së Preshevës?

Cilat janë ofertat e partive politike për zgjedhjet lokale në Preshevë?

Çka ofrojnë partitë politike e çka përfaqësuesit e këtyre partive?

Ndiqeni debatin e Muhamet Hajrullahut me Ardita Sinanin nga Partia për Veprim Demokratik, Ragmi Mustafën nga Partia Demokratike Shqiptare, Skender Destanin nga Bashkimi Demokratik i Luginës, Shqiprim Arifin nga Alternativa për Ndryshim, Ramiz Latifin nga Rilindja Demokratike e Rahmi Zulfiun nga Unioni Demokratik Shqiptar.

“Jeta në Kosovë” transmetohet të enjten në RTK në orën 20:20.