‘Jeta në Kosovë’ për Gypat e Ndryshkur të Ujësjellësit në Prishtinë

 Zyrtarë të lartë të ujësjellësit në Prishtinë, kryetari i komunës së Prishtinës dhe ekspertë do të flasin sonte në emisionin “Jeta në Kosovë” rreth një afere që ka shqetësuar banorët e kryeqytetit.

Emisioni do të hedhë dritë në atë se si u dëmtuan mbi 300 gypa të destinuar për fabrikën e re të ujit në Shkabaj e cila do ta furnizojë me ujë të pijshëm Prishtinën dhe komunat përreth.

Cili është qëndrimi i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” për këta gypa?

A ka bazë për hetime nga Prokuroria për dëmtimin e gypave të blerë edhe me fonde të donatorëve të huaj? Çfarë thonë në kompaninë mbikëqyrëse të konsulencës?

Ku i bazon dyshimet e tij kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e çfarë thotë për këtë bordi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit?

Cili është qëndrimi i bordit për këto zhvillime edhe pse ishin shkarkuar Gjelosh Vataj e Selatin Retkoceri nga kompania e ujësjellësit?

“Jeta në Kosovë” sonte sjell intervista nga vendi i ngjarjes aty ku janë vendosur gypat si dhe intervistën me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Po ashtu në debat për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu në studio ka ftuar:

Ilir Rexhepi – Bordi i Ujësjellësit “Prishtina”;

Ilir Abdullahu – u.d drejtor i Ujësjellësit “Prishtina”;

Skender Bublaku – ish drejtor i Ujësjellësit “Prishtina”; dhe

Afrim Lajçi – këshilltar për çështje rregullatore, Këshilli Ndërministror.

‘Jeta në Kosovë’, transmetohet sonte në RTK në orën 20:20 dhe repriza të nesërmen në mesditë.