‘Jeta në Kosovë’ në Shtetin në Rënie

Një emision më i zgjatur i ‘Jeta në Kosovë’ sjell para shikuesve situatën në Maqedoninë fqinje.

Një vit pas ngjarjeve tragjike në Kumanovë dhe në kohën kur kriza politike në këtë vend po shkon duke u thelluar, liderët shqiptarë të Maqedonisë në pozitë dhe opozitë si dhe analistë politikë japin vlerësimet e tyre për këtë gjendje.

Në një intervistë të gjatë në kuadër të emisionit “Kriza në Maqedoni”, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, flet për prapaskenat e Kumanovës, për gjendjen në Maqedoni, për raportet e shqiptarëve të Maqedonisë me drejtësinë dhe të ardhmen e shtetit.

Në studion e ‘Jeta në Kosovë’, lideri i Lëvizjes ‘Besa’, Bilall Kasami, kryetari i Strugës, Ziadin Sela si dhe analistët Haki Abazi e Xhevdet Pozhari, japin vlerësimet e tyre për këtë situatë.

Gjithashtu, Jeta Xharra sjell një reportazh nga Kumanova, një vit pas luftimeve në të cilat mbetën të vrarë disa shqiptarë të armatosur dhe policë maqedonas.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet sonte në orën 20:10 në RTK, ndërsa repriza të premten në mesditë.

http://kallxo.com/ali-ahmeti-kunder-federalizimit-te-maqedonise/

http://kallxo.com/bilall-kasami-levizja-besa-nuk-financohet-nga-turqit/